Nga BUJAR QESJA

Ndonëse kërkoj të pushoj dhe ngarkesat e punës të mos më duken si male, por të paktën si kodrina, kam ulur disi ritmin për të mos e ndërprerë. Si vëzhgues të jetës, nëpërmjet momenteve të menduara më parë apo të improvizuara, të takimeve të ndryshme të planifikuara apo të rastisura, has dhe ndeshesh me dukuri, që gjykon apo mendon t’i bësh pjesë të audicionit që të ndjek.

Kështu më ndodhi, kurse lëviz i qetë nëpër rrugët tërheqëse dhe të mbushura me gurë dekorativë të Voskopojës. Si banor relativisht i vjetër i Voskopojës, sikur nxitem më shumë të njoh natyra dhe karaktere njërëzish, të bisedoj me to, të njihem me histori dhe ngjarje.

E kisha ngarë muhabetin me Agimin dhe Shpresën, që vitin e kaluar. Ishim ndalur pak, por jo sa këtë verë. Në një fresk ëndërrues, kudo që të ulesh dhe të ngacmosh biseda, ndjehesh komod për të menduar, por veçanërish për të dëgjuar. Duhet të jesh i duruar të dëgjosh, pasi po nuk veprove kështu, e folura në unison nuk të ndihmon. Dhe m’u kujtua rasti, në një kafene.

Në tavolinë ishin ulur tetë burra. Instikti më zbuloi faktin, që flisnin që të tetë njëherësh. Duke gjykuar, i rashë mëndjes dhe organizova gjykimin: kur flasin të tetë në një kohë, domethënë që nuk dëgjon asnjë. Hajde muhabet, hajde! A jemi të gjithë kështu? Ka vënd për t’u alarmuar, por mbase jo e gjitha kështu.

Dhe në rastin e Agimit, nuk mund ta kuptoje këtë njeri: nëse flit ai dhe flit ti. Prandaj do të heshtja, për të kuptuar se cili është Agim Zybeshtari dhe zonja e tij Shpresa Qato. Vetëm më tërhoqën vëmëndjen, emrat e tyre dhe duke thërritur në ndihmë përvojën, arrita të gjej edhe titullin e shkrimit. Çfarë përkimi në emrat e tyre? Agimi i Shpresës, lindja e një shprese të re dhe Shpresa e Agimit, një agim i ri me shpresë për pritshmëri.

Ecim së bashku, duke u dëgjuar kërcitjet e majave të bastuneve tona, që duke rënë në kontakt me gurët e lëmuara, krijonin një lloj përsëritje që ngjasonte me refrenin e këngës. Ndalonim dhe nisnim bisedën.

Në momente të tjera, uleshim së bashku me bashkshortet tona, duke shijuar gjelbërimin e kudoshëm të mjediseve shlodhëse të Voskopojës.Agim Zybeshani është me gradën kolonel, por duhej të kishte marrë edhe më të lartën gjeneral brigade. Karrierë e pasur, vetëm me rritje, kjo nga aftësitë e tij të rralla si drejtues i njësive tona ushtarake. Jam me fat, pasi Agim Zybeshani ka shërbyer 35 vite në këto zona, duke prekur çdo fije bari, duke ecur dhe u përgjumur nga lodhje në çdo rrënje pemë, duke njohur çdo centimetër tokë të këtij relievi ku po pushoj, të një strategjie të mirfilltë ushtarake.

Më fliste për Gjorgjevicën, për Lekasin, për rrugët malore të hershme tregtare ku kalohej nga Selenica në Korçë e këto rrethina, për të dalë më pas deri në Selanik. Kur ecim dhe prekim terrene të vështira malore, ndalojmë për të rregulluar frymëmarrjen dhe më tregon rrugët që kalojnë në Moglicë, në Pogradec, në Berat, Përmet e Kolonjë, madje deri në Elbasan dhe Gramsh. Më tregon ky Agim Zebeshari, për një tokë të mbrojtur nga të gjithë dhe për të mos rënë në dorën e askujt.

Origjina e tij nga Berati. Në Fier përfundoi të mesmen bujqësore, për të kaluar në shkollën e lartë të bashkuar të oficerëve. Profili i tij, komandant i togës së tankistëve. Kthehet në mrekulli mbi tank. Nga tanku në tank, duke mos e hequr qoftë edhe një minutë rroben e nderuar ushtarake, ky Agim befasues në agimet e përditshme voskopojare, ngjit hapa në karrierë. Mbron temën e mbrojtjes me zjarr të përqendruar të një toge, ku armiku është i detyruar të lej në fushbetejë, pesë herë më shumë forca të gjalla se sa trupat tanë, mbetet edhe sot model për oficerët e rinj.

Arrin të drejtoj brigadën dhe divizionin e Korçës, duke mbetur gjithheri në thjeshtësinë e një ushtari dhe në përmasat e kuadrit madhor të ushtrisë shqiptare.Habia ime vazhdon ende si në fillim, kur Agim Zybeshani flet edhe për konjukturat e sotme ushtarake. Është 70-të vjeçar, pensionist, por pasioni për armën dhe intuita e një ushtaraku të lartë të ushtrisë shqiptare, nuk kanë ndërmënd ta lenë.

Bëjmë plane se kë zonë do ta eksplorojmë në vijimësi, duke bërë ta dashuroj Voskopojën, si shenjë e shenjtë e tokës time dhe jo si vend për të konsumuar 31 ditët e pushimit mujor. Mësoj prej Agimit për fortifikimet, ku disa mbeten të domosdoshme e disa të tjera të tepruara. Në grykën e Shipskës deri vonë, ka funksionuar një spital strategjik, ku janë kryer edhe operacione të vështirësisë së lartë. Ishte për kohë të veçantë.

Agimi ka patur rast të komunikoj për punët e ushtrisë, nga presidenti Moisiu dhe deri me ushtarakë të lartë amerikanë, anglezë dhe në tërësi të NATO-s. E shikon me shumë shqetësim situatën dhe rreziqet që mund t’i kanosen edhe vëndit tonë. Dhe kujton momenetet delikate, që u kaluan pas daljen nga Traktati i Varshavës. Voskopoja kjo zonë malore, zonë strategjike, kuptohet më shumë dhe më mirë, preket më saktë dhe shijohet ashtu si duhet, kur të shoqëron dhe të bëhet mik një ushtarak i lartë si Agim Zybeshani.

Duke shërbyer 35 vite në Korçë, ai njohu një vajzë të bukur, për ti prerë “kokën“. Quhet Shpresa Qato. Familje e njohur në Korçë dhe Shpresa një punëtore e madhe. Nuk është udhëhequr nga ofiqet në jetë, se sa dashuria e sinqertë për bashkshortin dhe për dy familjet: të origjinës dhe atë që krijoi me Agimin.

Rrobaqepëse dhe qendistare e pakonkuruar, duke e “qendisur“ mirë e bukur dhe jetën e saj. Dhe vijmë tek titulli i shkrimit, siç ka qenë Shpresa për një agim të ri në jetën e saj, ashtu edhe Agimi mbeti nxitje të një shpresë, për një familje të fortë dhe të kristalizuar.

Ditët në Voskopojë kalojnë dhe bisedat më janë kthyer si shkallët, ku po ndërtojmë një kala gjigande me histori dhe ngjarje njerëzore, me bukuri dhe interesa rrëfimesh, duke zbuluar karaktere të ndryshme dhe ku galeritë e personazheve, lëvizin shpejt si në një garë vrapimi.Mësojmë se Agimi dhe Shpresa, apo Shpresa dhe Agimi, kanë një djalë dhe një vajzë.

Që të dy kanë krijuar familje dhe janë shtuar me nga një vajzë. Stela, që është një yll për pirndërit, jeton në Irlandë dhe ka lidhur jeën me një biokimist anglez, por që karrierën po e prek në diplomaci. Stela Zybeshani, është shkencëtare në kërkimet farmacuetike. Mbetet pjesë e Fajzerit të famshëm, që zbuloi vaksinën e covid 19 dhe është përfshirë edhe në hulumtime të tjera, në zbulimin dhe luftimin e viruseve që kërcënojnë njerëzimin.

Qendroi jo pak kohë në Zvicër dhe Australi, e tani angazhimet e rëndësishme e kanë vendosur në Irlandë. Genti, që të kujton prjësit në Ilirinë e vjetër, punon në Angli dhe zonja e tij është portugeze, me profesion ekonomi financë. Agimi dhe Shpresa udhëtojnë shpesh për t’u takuar me fëmijët, e çmallur me dy mbesat e bukura si yje.

Voskopoja e zgjedhur për ajrin e pastër, gjëlbërimin e pafund, me pishat dhe bredhat që prekin qiellin, me mëngjeset dhe mbrëmjet aq ëndërruese, na ofrojnë edhe këto personazhe të qetë, të heshtur dhe mbërthyer në kënaqësitë dhe shplodhjen e tyre. E kjo për ne përbën qershinë mbi tortë, apo thelën mbi bisht, pasi po kthehen në dekorin dhe sfondin më tërheqës të pushimeve tona.

Agimi i Shpresës, apo Shpresa e Agimit, nuk ka rëndësi se si i vendos, pasi janë e njëjta gjë, përbën atë dyshe ku u ndërtua familja e hijshme Zybeshani, miqtë tanë të mirë, ku piqemi dhe ndahemi disa herë gjatë ditës.

Familja Zybeshani, mrekulli e mrekullisë voskopojare.

Sa mirë dhe sa bukur kështu!

Voskopojë: 8 gusht 2022