Tom Cruise po takohet fshehurazi me yllin britanik, Hayley Atwell.

Sipas ‘The Sun’, aktori i njohur dhe Hayley u shfaqën të kapur për dore gjatë xhirimeve në Londër, duke nxitur spekulimet se së shpejti do të dalin publikisht si çift.

Cruise, 58 vjeç dhe Atwell, 38 vjeçe, janë afruar ndërsa po xhironin në Romë dhe Mbretërinë e Bashkuar, për Mission Impossible 7. Diferenca prej 20 vitesh mes tyre duket se nuk ka asnjë rëndësi për çiftin.

Tom nuk ka pasur një partnere afatgjatë që prej ndarjes nga ish-gruaja, Katie Holmes. Aktori i famshëm ka tre fëmijë, Isabella dhe Connor, nga martesa e tij me Nicole Kidman, si dhe Surin, 14 vjeçe, nga marrëdhënia e tij me aktoren Katie Holmes.