2020-a ka qenë një ndër vitet më të vështira për shkak të krizës së pandemisë së koronavirusit. Sidoqoftë disa gjëra nuk ndryshojnë lehtë, më të pasurit në botë janë akoma më të pasurit.
Revista prestigjioze Forbes ka listuar të famshmit që kanë fituar më shumë gjatë qershorit 2019 dhe majit 2020, pikërisht në momentet më të këqija të pandemisë.
Nga yjet e “Keep up with the Kardashians”, tek ato të sportit apo Hollivud, më poshtë lista e 10 personazheve të famshëm më të paguar:
- Kylie Jenner – 590 milionë dollarë
- Kanye West – 170 milionë
- Roger Federer – 106.3 milionë
- Cristiano Ronaldo – 105 milionë
- Leo Messi – 104 milionë
- Tyler Perry – 97 milionë
- Neymar – 95.5 milionë
- Howard Stern – 90 milionë
- LeBron James – 88.2 milionë
- Dwayne “The Rock” Johnson – 87.5 milionë





