Zhvillohen homazhet në nder të kineastit të njohur Kristaq Dhamo, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. Artisti, që mbante edhe titullin ‘Nderi i Kombit’, i cili ka realizuar filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë 64 vite më parë “Tanën”, u shua në Itali.

Homazhet në nder të tij po mbahen në hollin e Universitetit të Arteve, ku familjarë, miq të afërm dhe bashkëpunëtorë të tij, i dhanë sot lamtumirën e fundit. Një prej bashkëpunëtorëve të tij e kujtoi Dhamon si personi që diktonte urtësi.