Taylor Swift është treguar gjithnjë shumë e rezervuar për jetën e saj private.
Së fundmi, këngëtarja dyshohet se mund të jetë martuar në fshehtësi me të dashurin e saj Joe Alwyn.
Taylor u shfaq e veshur me një fustan nusërie në kopertinën e albumit të fundit.
Kjo vjen pasi në njërën prej këngëve të albumit “Evermore”, Taylor pati disa rreshta dedikues.
Gjithashtu mediat e huaja zbuluan se Joe kishte ndihmuar Taylor të shkruante disa nga tekstet. Të pyetur nga gazetarët, familja e Alwyn mohoi të ketë ndodhur një gjë e tillë.





