Peshku është një nga ata përbërës që kërkon kujdes në përgatitje. Nëse e skuqni nuk duhet të thithë shumë vaj, i pjekur nuk duhet të thahet shumë dhe nëse e zieni duhet të dini si të ruani shijen e mirë. Po kështu janë edhe preferencat e njerëzve në lidhje me recetat e peshkut, të ndryshme.

Megjithatë në këtë artikull nuk do të flasim për shijen e mirë të tij, por për mënyrën e gatimit që ju dhuron më shumë shëndet. Ekspertët rekomandojnë disa mënyra të cilat favorizojnë më tepër shëndetin e mirë të zemrës të cilat j’ua rendisim mëposhtë.

Mënyra më e mirë e gatimit për të mbrojtur zemrën

Shumë studime flasin për vlerat që omega-3 që gjendet me shumice tek peshku i dhuron shëndetit të zemrës. Sipas ekspertëve në një studim të zjvilluar në Universitetin e Hauait, në mes mënyrave më popullore të gatimit të peshkut ai i zier dhe i pjekur duket se arrin të sjellë më shumë vlera për trupin. Krahasimi i ekspertëve matet me sasinë e omega-3 që përfitoni pasi e gatuani peshkun. Sa më shumë të jetë ruajtur ajo gjatë gatimit aq më të vogla janë shancet e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Sa më i thatë, i konservuar apo i skuqur të jetë peshku aq më shumë rrit riskun e zhvillimit të këtyre sëmundjeve si tek burrat ashtu dhe tek gratë. Sipas Dr Lixing Meng nga Universiteti i Hauait, burrave ju duhet të marrin 3.3 gr omega-3 në ditë në mënyrë që të mbajnë një shëndet kardiovaskular të shëndetëshëm. Gratë rekomandohet të marrin të njejtat sasi megjithëse efektet e omega-3 janë më të dukshme tek burrat.

Marrja e sasisë së duhur të omega-3 e ul rriskun e dëmtimit të zemrës dhe rrugëve të saj deri në 23%. Sipas ekspertëve ky studim ka si qëllim ndërgjegjësimin dhe edukimin e njerëzve mbi konsuminimin dhe gatinin e duhur të peshkut si një burim domethënës i omega-3. /AgroWeb