Shpresa për të parë Romelu Lukakun në derbin e Madonnina është shuar zyrtarisht. Me anë të një komunikomi për mediat, klubi zikaltër bëri me dije se sulmuesi belg ka pësuar një tërheqje të flesorëve në kofshën e majtë.
Jo vetëm sfidën me Milan, Lukaku humbet edhe ndeshjen e parë të këtij sezoni në Champions, atë kundër Bayern Munich në “San Siro”.
Belgu nuk do të jetë sot në mbrëmje kundër Cremonese, kjo ishte e sigurt, do të mungojë kundër Milan, Bayern dhe Torino, ndërsa prezenca e tij është në dyshim të fortë edhe për sfidat kundër Viktoria Plzen dhe Udinese, mw 13 dhe 18 shtator.
Gjithsesi, gjendja e Lukakut do të monitorohet në vazhdimësi, me shpresën që të rikthehet sa më shpejt në dispozicion të trajnerit Inzaghi.
Ky dëmtim i Lukakut prish planet e Inzaghi-t pasi vjen në një moment shumë përcaktues të sezonit, pikërisht atëherë kur kalendari është shumë i ngjeshur.





