Ditën e sotme në Kosovë u mbajt protesta për 11-vjeçaren e përdhunuar nga 5 djem.

Mes të pranishmëve kanë qenë edhe figura publike, të cilët i janë bashkuar protestës.

Ish-banori i Big Brother VIP, Dj Dagz, i cili tashmë pritet të bëhet baba, ka thënë se përveç atyre që e kanë bërë këtë krim, duhet marrë masa edhe për të tjerët që i përkrahin ata.

“Është një rast që nuk duhet me ndodh prapë në vendin tonë. Një prej arsyeve që kam dal në këtë protestë është që përveç atyre pesë personave që e kanë bërë këtë krim, kam parë në rrjete sociale shumë njerëz që vazhdojnë t’i përkrahin këta pesë njerëz me fjalë shumë banale. Në jetën e lirë përveç atyre që besoj kanë me u dënu me dënim maksimal, në jetë të lirë janë edhe shumë njerëz që mendojnë njëjtë si ata, është diçka që më brengos”, tha Dj Dagz.

Më tej, ai shprehet i shqetësuar për rrethanat në të cilat po rriten fëmijët.

“Unë vet jam t’u prit me u bë prind dhe mundet me qenë çikë dhe nuk është që kisha pas qejf që çika jem me pas kësi probleme në të ardhmen në gjithë jetën e saj”, shtoi DJ.

Kujtojmë që partnerja e tij, Einxhel Shkira është shtatzënë, por ende nuk e kanë zbuluar gjininë e fëmijës.