Babai i Stresit, Sali Lushaj, është shoqëruar ditën e sotme nga forcat e policisë në Tiranë.
Në një prononcim për një televizion Stresi ka thënë se i ati posedon një armë me leje dhe është ndaluar për verifikim nga uniformat blu. Sipas tij ndalimi është bërë me tendencë duke qenë se policia i ka prerë rrugën në momentin kur kanë qenë duke udhëtuar.
“Është takuar me disa shokë të vet dhe kanë vazhduar dy makinat nëpër qytet. Babai im posedon një armë, por e ka me leje që ia ka lëshuar shteti. Është bërë ekzaminimi i armës, po merret në pyetje, do marrë gjobën. Por mënyra si e kanë ndaluar ka qenë kështu si me tendencë. Tani po presim të lirohet. Arsyeja kanë qenë dyshimet e policisë që kanë bërë aksionin. Ashtu si i kanë ndaluar ata u kanë prerë rrugën. Shteti i di këto aksionet ne nuk marrim vesh. Thjeshtë i kanë ndaluar dhe po merren në pyetje”, është shprehur Stresi.