Këngëtarja Enxhi Nasufi ishte e ftuar mëngjesin e sotën në emisionin “Ditë e Re” në RTV ORA ku ndër të tjera komentoi lajmin që qarkulloi nëpër media se fituesja e Festivalit të Këngës për këtë vit do të shpallet Anxhela Peristeri.
Nasufi tregoi se e gjithë kjo ngjarje nuk i ka dhënë ndonjë emocion dhe se e ka marrë me shumë sportivitet. Sipas mendimit të saj Enxhi shtoi se ka qenë Anxhela Peristeri ajo e cila mund të ketë hapur këto thashetheme në lidhje me fituesin pa u bërë ende Festivali.
“As nuk më pëlqejnë, as nuk më japën ndonjë emocion që të më prishën ndonjë punë të madhe. E kam thënë dhe e përsëris ka shumë portale “allasoj” që as media online nuk janë, sepse nuk janë profesionistë janë thjesht disa njerëz që duan disa klikime. Dhe e dyta që ta përfundoj, e kam thënë dhe e rithem nuk më pëlqen energjia dhe ajo nisma e një artisti për ta shpërndarë emrin lart e poshtë. Ka shumë artistë që flasin lart e poshtë dhe kjo nuk është gjë e mirë, mendoj unë. Ne si artist duhet të respektojmë njëri-tjetrin. Nëse ti realisht ke një pretendim të madh, mund të jesh këngëtare shumë e mirë, ke një këngë shumë të mirë dhe mund ta marrësh, mund të ndodhë nuk ke pse flet aspak lart e poshtë për asnjë gjë. Jo vetëm Anxhela, por askush. Nuk ke pse nxjerr fjalë të tilla dhe ti në këtë mënyrë injoron dhe artistët e tjerë dhe nuk rrit as nivelin tënd njerëzor as atë artistik. Nëse Anxhela tani do të dëgjonte do të thoshte: “Pse më akuzon unë nuk e kam thënë në asnjë vend?” Unë kështu e mendoj dhe mendoj që jemi vetë ne si njerëz, si popull që flasim pak lart e poshtë. Përhapen fjalët dhe pastaj ka media që përfitojnë. Ku ka zë nuk është pa gjë”- përfundon Enxhi.
Nasufi në këtë edicion të 59 të Festivalit do të konkurojë me këngën e titulluar “Njësoj”, një projekt i cili është pritur mjaft mirë edhe nga publiku dhe këtë gjë e tregojnë më së miri “Share” në rrjetet sociale dhe shikimet në kanalin “YouTube”.





