Shprehja “muzika nuk njeh nacionliet” duket se nuk vlen për Romina Aliajn, këngëtaren jo pak të njohur në tregun e muzikës popullore qytetare në vend.

E ftuar në “N’Kosovë Show”, këngëtarja foli për deklaratën e bërë pak kohë më parë në emisionin “Zonë e lirë”, lidhur me faktin se nuk do këndonte kurrë serbisht e greqisht.

Romina, e pyetur nga moderatori i emisionit vazhdon t’i qëndrojë kësaj deklarate duke shtuar se nuk do t’a bënte diçka të tillë as për 1 milionë euro.

“Masakra që serbët i kanë bërë kosovareve dhe grekët çameve, nuk e lejojnë atë ta bëj diçka të tillë”, u shpreh ajo.

Romina i është kthyer edhe përplasjes live me moderatorin Arian Çani duke thënë se ai nuk guxon të bëjë emision në Tiranë duke mbrojtur grekët, madje ajo premton më tej se Çanin do t’a bëj të kërcejë valle çame