Momente terrori në Argjentinë, ku një burrë tentoi të vriste me armë zjarri Cristina Fernández de Kirchner, zëvendëspresidente dhe ish-presidente të vendit.Skena e tmerrshme u kap nga një video e publikuar nga TN, ku një burrë, shtetas brazilian, shihet duke i drejtuar armën zv.presidentes, teksa ecte duke i buzëqeshur mes turmës.Pas disa minutash paniku, sulmuesi është ndaluar dhe arrestuar nga policia. Ministria argjentinase e sigurisë konfirmoi se arma ishte e vërtetë, me plumba brenda.

Për këtë ngjarje mbajti qëndrim edhe presidenti argjentinas, Alberto Fernández, i cili e quajti atentatin një sulm ndaj demokracisë:“Cristina është ende gjallë sepse, për disa arsye që ne nuk mund ta konfirmojmë teknikisht në këtë moment, arma, e cila ishte e mbushur me pesë plumba, nuk shkrepi, edhe pse këmbëza u tërhoq.Ne duhet të zhdukim urrejtjen dhe dhunën nga diskutimet tona mediatike dhe politike.”Federata Argjentinase e Futbollit gjithashtu dënoi ashpër sulmin, duke lëshuar një deklaratë zyrtare: “Federata e Futbollit të Argjentinës dënon me forcë atë që i ndodhi zëvendëspresidentes së Kombit, Cristina Fernández de Kirchner. Dhuna e çdo lloji nuk është kurrë zgjidhja”. Për më tepër, Federata e Futbollit ka vendosur të pezullojë të gjitha ndeshjet e planifikuara këtë të shtunë.”