Deputeti i LDK-së, Frashër Demaj ka zbuluar se ka qenë mësues i këngëtares me famë botërore, Dua Lipës gjatë kohës sa ajo po jetonte në Prishtinë si dhe Fjolla Morinës.

“E kam mësuar nja dy vjet Dua Lipën, disa orë i kam pas te Mileniumi tretë, ishte fëmijë i lezetshëm, shumë i edukuar, nuk më ka shkuar mendja që ajo ishte kaq e talentuar në atë fushë. Edhe gjyshërit e Dua Lipës kanë qenë doktor të shkencave. E vlerësoj si një vajzë tepër të kulturuar, atë edukatë e shfaq edhe sot e atë dite”, ka thënë ai.

Krahas Duas dhe Fjollës, Demaj ka bërë të ditur se edhe këngëtarin Shpat Deda e ka patur nxënës. I pyetur se cila nga vajzat ka qenë nxënëse më e mirë në shkollë, Demaj ka vlerësuar punën e të dyjave.