Festa e fitores 2-0 të Tottenhamit ndaj Marsejës u prish nga përplasjet mes dy tifozërive, duke e detyruar policinë të ndërhynte dhe të arrestonte pesë persona.

Në stadiumin “Tottenham Hotspur” ndodhën skena të shëmtuara, pasi u hodhën flakadanë e fishekzjarrë në tribuna, teksa tifozët miq tentuam të afroheshin dhe të përplaseshin fizikisht me ata vendës.

Një video e postuar në Twitter tregon policinë duke bllokuar përkrahësit e Marsejës, ndërsa hidheshin shishe dhe pije në të dy seksionet ku ishin akomoduar tifozëritë kundërshtare.