Futbolli i femrave në Spanjë ishte parashikuar të rikthehej në fushë këtë fundjavë, mirëpo ndeshjet janë në dyshim të madh për t’u zhvilluar sipas kalendarit duke qenë se gjyqtaret janë në protestë.Një protestë e cila lidhet me pakënaqësitë mbi kushtet e punës si dhe pagesat të cilat konsiderohen qesharake. Për një ndeshje të gjykuar, një arbitre femër paguhet me 320 euro ndërsa anësorja përfiton 160 euro. Këto pagesa cilësohen të pamjaftueshme nga gjyqtaret dhe në këtë formë, ato refuzojnë të zbresin në fushë derisa të shohin një reagim nga Liga.Kjo e fundit në fakt ka premtuar përmirësime, megjithatë pa pasur lëvizje konkrete, gjyqtaret refuzojnë të kryejnë detyrën. “Ne duam të rikthehemi në fushë, por vetëm me kushtet e duhura”, theksohej në deklaratën e gjyqtareve që tashmë ka sjellë një ngërc në futbollin e femrave në Spanjë.
Të pakënaqura me kushtet e punës, arbitret në Spanjë refuzojnë të gjykojnë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Pjesë e rrjetit të drogës, shqiptari me precedentë kapet duke shitur kokainë në rrugët e Italisë!
Rekord negativ në Udinese-Como, Zaniolo, vetëm një italian në fushë
Durrës/ Motori rezultoi i vjedhur në Angli, procedohet 29-vjeçari që e kishte porositur
Projekti “Marina dhe Jahtet e Durrësit” prek edhe portin, çfarë do të ndodhë me hyrjen nr. 4





