Ditën e sotme është hapur spitali i parë rajonal për Covid-19 në Elbasan, ku do të jenë në dispozicion 18 shtretër.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj tha se hapja e këtij spitali është pjesë e skenarit.
“Janë tre pavionë për t’u përfshirë në funksion të mbështetjes së qytetarëve që do të kenë nevojë për t’u trajtuar në spitalet rajonale. Janë 81 shtretër që kanë infrastrukturën e nevojshme në funksion të standardeve që ne kemi vendosur për spitalet rajonale. Jemi duke e përballuar këtë situatë nëpërmjet investimeve që kemi bërë në sistemin shëndetësor. Do të jenë 5 spitale rajonalë që do të vendosen në dispozicion, janë 600 shtretër të vendosur në dispozicion të pacientëve me Covid. Jemi në një situatë të qëndrueshme. Ende nuk kemi një ezaurim të kapaciteteve, por ashtu sikurse kemi thënë që nëse do të kemi rritje të rasteve do të hapim spitalet rajonale”, tha Manastirliu.