Ata janë padyshim çifti më i famshëm dhe më jetëgjatë në botën e showbiz-it. E kemi fjalën për dyshen e njohur Victoria dhe David Beckham të cilët janë bashkë që nga viti 1999.
Por së fundmi fansat e çiftit janë të shqetësuar dhe shkak për këtë është bërë një tatuazh. Victoria ka postuar në Instagram një video duke u grimuar, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është se ajo ka fshirë tatuazhin me inicialet e bashkëshortit. Tatuazhi është bërë për dhjetëvjetorin e lidhjes së tyre, ku përveç inicialeve kishte edhe frazën:
“Së bashku përgjithmonë, përjetësisht.”
Kujtojmë që çifti u takua për herë të parë në 1997-n dhe u martuan në 1999. Ata janë bekuar me katër fëmijë, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper. Rikujtojmë, se Victoria Beckham mungoi në funelarin e mbretëreshës Elizabeth teksa burri i saj David kaloi orë të tëra në radhë për t’i bërë nderimet e tij monarkes së ndjerë.