Aktori i njohur amerikan Tommy “Tiny” Lister, ish-mundës, ka vdekur në moshën 62-vjeçare. Lister u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Kaliforni, më 10 dhjetor pasdite, tha menaxherja e tij Cindy Cowan.
Cowan tha se Lister ishte shëruar nga Covid-19 para disa kohësh, por u sëmur rreth një javë më parë dhe shfaqi probleme me frymëmarrjen.
Njerëz të afërt me të dyshojnë se 62-vjeçari ka humbur jetën nga Covid, dhe kjo do të thotë se atij i ishte rikthyer koronavirusi. Cowan tha për TMZ se “Tiny” u testua pozitiv për Covid-19 rreth 4 muaj më parë.
Por më 3 dhjetor, teksa ajo e priste Tommy në shtëpinë e saj, ai e telefonoi dhe i shprehu shqetësimin se po ndjente përsëri simptomat e njëjta të COVID-19.
Aktori 62-vjeçar filloi të ndjehej sëmurë një javë më parë, por simptomat e tij “u përkeqësuan, me të vërtetë shumë shpejtë”, tha menaxherja Cowan, ndërsa shtoi se ai nuk mund të merrte frymë dhe ndihej shumë i plogësht.





