Arkimed Lushaj, reperi i njohur si Stresi, i cili është shpallur në kërkim nga policia shqiptare për protestën e 9 dhjetorit për vrasjen e Klodjan Rashës është arratisur në Kosovë.
Stresi ka rrëfyer për emisionin “Prive” se si arriti të dilte nga Shqipëria me anë të një makine funerali.
“Ishte shumë e vështirë se dje pas proteste janë dhënë urdhra që Stresi djali i Sali Lushës të merret në Drejtorinë e Policisë. Është shumë e vështirë me dal prej turme. Kemi dal, jemi bllokuar në një vend, u futëm në një kafene, kur pamë që protestuesit u drejtuan të Drejtoria, e kemi dit që krejt forcat policore shkojnë aty. Kemi marrë një shok temin që punon me makinat e varrimit. Vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës. I përshëndes krejt çunat që më prunë në Kosovë”, tha ai.





