Pas gjithë problemeve personale me të cilat u përballën Shakira dhe Gerard Piqué, pas ndarjes së bujshme mediatike, duket se secili po rindërton jetën e tij personale.
Pasi u zyrtarizua romanca e re e lojtarit të Barcelonës me një vajzë shumë më të re se ai, Clara Chia Marti, edhe Shakira duket se është gati për një lidhje tjetër.
Sipas mediave spanjolle, Shakira thuhet se ka darkuar ditë më parë në Miami me Antonio de la Rúa-n, ish të dashurin e saj argjentinas dhe djalin e presidentit të ndjerë të Argjentinës, Fernando de la Rúa.
Shakira dhe De la Rúa kanë qenë të lidhur për një dekadë (2000-2010) dhe ishin bashkë në momentet më të vështira, gjë që e frymëzoi këngëtaren të shkruante hite të mëdha të karrierës së saj si ‘Día de Enero’.
Thuhet se ata nuk kanë pasur komunikim asnjëherë pas ndarjes, madje kishte zëra se ai e kishte paditur në një moment Shakirën për një shumë të madhe parash, por të dy rifilluan të flisnin përmes mesazheve kur doli në dritë tradhtia e Piqué ndaj Shakirës.
Duhet t’ia lëmë kohës për të mësuar nëse do të kemi një rikthim të ish-çiftit!