Një tjetër natë të tensionuar ka kaluar sot kryeqyteti, për të tretën ditë me radhë, e cila nisi si revoltë ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Kazanë të kthyer përmbys përtokë, tabela të sinjalistikës rrugore të prishura, njerëz që “përplasen” me policinë, e disa të tjerë që shoqërohen. Këto janë pamjet që publikon LSA nga kryeqyteti, i cili është ‘mbërthyer’ në kaos, ku protestuesit vrapojnë për të shpëtuar nga gazi lotsjellës apo dhe autobotet me ujë me presion që shpërndanin turmën.

“Na mbroni, mos na vrisni, nënat tona janë në merak”, shkruhej në një prej banderolave që disa protestues mbanin në dorë. Protestuesit, kryesisht të rinj, u shpërndanë në disa zona të ndryshme të Tiranës, duke shkaktuar dhe incidente.