Sukseset e Dua Lipës nuk kanë të ndalur.
Me albumin e saj ‘Future Nostalgia’, këngëtarja mori një tjetër çmim, pasi u zgjodh nga revista ‘People’ si albumi më i mirë i këtij viti.
Ky album u publikua në muajin mars, pikërisht në fillimet e koronavirusit, në shumë vende të botës.
‘People’ përveç atij të Dua Lipës zgjodhi edhe nëntë albume të tjera, të këngëtarëve të tjerë.





