Mbrëmjen e së nate më parë, Sulejman Maliqati mbylli sytë për herë të fundit. Portieri legjendar i kombëtares shqiptare u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare, ndërkohë që homazhet për të do të mbahen sot në orën 13.00-15.00.

Në verën e 2 viteve më parë, Sulejman Maliqati u nderua me titullin “Nderi i kombit” nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Pikërisht në këtë periudhë, në gusht 2020, “DurrësLajm” zhvilloi një intervistë me “macen e zezë”, pseudonimin që Maliqatit i ishte vënë që pas asaj ndeshje në Lajpcing të Gjermanisë, në vitin 1958.

Në këtë intervistë të fundit dhënë për mediat, Maliqati tregon shumë detaje nga fëmijëria dhe familja e tij, angazhimi shumëvjeçar në sport, sekretet e një jete mjaft të shëndetshme që e mbajti në formë deri në të nëntëdhjetat e tij etj.

Në videon e mëposhtme mund të ndiqni të plotë intervistën e tij të fundit, ku Maliqati shpërfaqet në të gjitha dimensionet e tij si familjar dhe futbollist duke rrëfyer shumëçka që ka mbetur e paharruar në memorien e tij.  

M.B.