Vajza e ish-zvendës kryeministrit Niko Peleshit, Aleksia ka reaguar në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.
Përmes një fotoje të publikuar në rrjetin social Instagram ajo ka treguar se ndodhet në protestë.
E revoltuar Aleksia shkruan se atë e “mbron mbiemri”, por “Klodian Rashën kush e mbronte?”
Gjithashtu, ajo thotë se dikush duhet të mbajë përgjegjësi morale në lidhje me këtë ngjarje teksa thekson se kjo ngjarje nuk përfaqëson gjithë policinë.
“Ngjarja tronditëse e se martës me la te heshtur për dite me radhe sepse për një tragjedi te tille fjalët nuk kane me vlere. Kemi nevoje qe dikush te mbaje përgjegjësi morale edhe nëse s’është shkaktar direkt i kësaj makabre. Populli ndjen pasiguri. Ne vend te Klodianit mund te ishte secili prej nesh. Ndoshta jo unë. Mua me mbron mbiemri qe kam. Po Klodianin, kush e mbronte? Po qytetaret e tjerë, kush i mbron?
Klodiani nuk do te kthehet me, por reagimi i shpejte i ministrit duke marre përgjegjësi për ketë ngjarje kaq te rende mund t’i ktheje qytetareve te frustruar e te trembur besimin se kjo është një ngjarje e veçuar qe nuk përfaqëson gjithë policinë. Besimin se ne ketë vend, ka edhe drejtësi. Ka edhe reflektim.
Unë sot jam me protestuesit. Jo me ata protestues qe shfrytëzojnë tragjedi te tilla për te bere lojëra politike, jo. Jam me ata protestues për te cilët asgjë nuk është me e rëndësishme se sa jeta e një njeriu te pafajshëm qe vraponte nga frika, pa kuptuar se po vraponte drejt vdekjes”, ka shkruar ajo.