Klea Huta është pyetur së fundmi në lidhje me raportin e saj me Bora Zemanin. E ftuar në “Wake Up”, prezantuesja u ‘ngacmua’ nga moderatori i programit nëse i ka ndodhur të jetë ngatërruar ndonjëherë me Borën. Klea u shpreh se ka pasur raste ku është ngatërruar me moderatoren por jo vetëm, ajo shtoi se ka pasur dhe emra të tjerë të njohur shqiptarë më të cilën e kanë ngatërruar.
“Më kanë ngatërruar edhe me Borën edhe me dikë tjetër që nuk po më kujtohet tani. Me një personazh shqiptar, nuk e mbaj mend”, tha Klea.
Partneri i Kleas, Eligt Doda ka një raport goxha të ngushtë me vëllezërit Veshaj. Këngëtarja u pyet gjithashtu nëse ajo gëzon një miqësi të ngushtë me Borën ashtu si djemtë.
“Unë njihem herët me Borën që shumë herët, edhe vazhdon të jetë i njëjti raport. Ne nuk para dalim, çunat janë ata që e kanë shoqërinë”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se disa javë më parë, Klea i habiti të gjithë kur u shpreh se puna që i jep më shumë kënaqësi është ajo e mëmësisë. Moderatorja theksoi se profesioni më i mirë në botë është djali i saj Kridi, i cili e ka rritur shumë.
“Nga këto punët që bëj më shumë kënaqësi më jep Kridi. Është profesioni më i mirë në botë. Më ka ndikuar 100% që kur jam bërë nënë. Më ka mësuar shumë. Jam rritur. Është fëmija i parë që më dha emrin nënë. Ne bëjmë një rrugë të dy. Unë e edukoj, e rris dhe një nga ndihmesat më të mira është mami im, pa të nuk do bëja dot asnjë nga këto punë”, tha ajo aso kohe.