Aktori i njohur George Clooney ka zbuluar se roli i tij i fundit e çoi atë në spital. Aktorit iu desh të kalonte shumë ditë në kujdesin mjekësor, pasi humbi 25 kilogramë për të luajtur rolin e të mbijetuarit në një katastrofe globale në ‘The Midnight Sky’. 

“Unë mendoj se po përpiqesha shumë për të humbur peshë shpejt dhe ndoshta nuk po kujdesesha për veten time,”- tha 59-vjeçari. 

“U deshën disa javë për t’u bërë më mirë dhe nuk është aq e lehtë sepse ke nevojë për energji,”- tha Clooney për Daily Mirror.

Pasi u dërgua me urgjencë në spital, katër ditë para se të fillonte xhirimi në filmin e Netflix, George u diagnostikua me pankreatit. 

Dhe me sa duket, humbja e peshës nuk ishte ndryshimi i vetëm fizik që prodhuesi i suksesshëm pësoi për rolin.

“Unë rrita një mjekër të madhe të shëmtuar dhe djali im e donte atë”,- zbuloi ai.

George është i martuar me gruan Amal që nga viti 2014. Çifti ndajnë bashkë binjakët Ella dhe Alexander, tre vjeç.