Paris Hilton ka folur së fundmi lidhur me detajet e abuzimeve seksuale që ajo ka përjetuar, ndërsa ndiqte një shkollë me konvikt në Utah për adoleshentët me probleme në vitet 1990.

41-vjeçarja, tha se fëmijëria e saj ishte ‘vjedhur’ nga abuzimi në shkollën ‘Provo Canyon’, ku ajo kaloi 11 muaj në moshën 17-vjeçare dhe që pretendonte se ajo u dhunua pasi u detyrua t’i nënshtrohej testeve të qafës së mitrës.

“Shumë vonë natën, do të ishte ora rreth tre ose katër e mëngjesit, ata më merrnin mua dhe vajzat e tjera në këtë dhomë dhe bënin ekzaminimet mjekësore. Kjo nuk ishte as me një mjek. Ishte me disa anëtarë të ndryshëm të stafit. Dhe nuk e di se çfarë po bënin, por definitivisht nuk ishte një mjek dhe ishte vërtet e frikshme. Është diçka që e kisha lënë mënjanë për shumë vite. Por po kthehet gjatë gjithë kohës tani, dhe unë mendoj për këtë. Dhe tani, duke parë pas si një e rritur, ky ishte padyshim abuzim seksual”.

Lidhur me këtë Paris shkroi në llogarinë e saj në Twitter se:

“Është e rëndësishme të hapesh për këto momente të dhimbshme, në mënyrë që të shërohem dhe të ndihmoj për t’i dhënë fund këtij abuzimi. Kjo ishte një përvojë e përsëritur jo vetëm për mua, por edhe për të mbijetuarit e tjerë. U dhunova dhe po qaj teksa shkruaj këtë sepse askush, veçanërisht një fëmijë, nuk duhet të abuzohet seksualisht. Më vodhën fëmijërinë time dhe më vret që kjo po u ndodh akoma fëmijëve të tjerë të pafajshëm”.

Qendra e trajtimit të adoleshentëve, ku një qëndrim 12-mujor kushton deri në 300,000 dollarë, është përballur me akuza të mëparshme për rrahje, drogë dhe abuzim seksual me klientët e saj. Hilton fillimisht doli kundër institucionit në dokumentarin e saj të vitit 2020 “This Is Paris” dhe ia doli të nxiste rregullore të reja, më të rrepta për shkollat ​​për adoleshentët me probleme.

Trashëgimtarja miliardere Paris Hilton duket se është miqësuar së fundmi shumë me një përdorues TikTok-u, i cili i ka treguar asaj se e ka grabitur në vitin 2007. Paris e ka xhiruar videon “One Thing About Me” me influencuesin e AsapSCIENCE, Greg Brown, i cili shpjegoi se si dikur ai i kishte vjedhur syzet e diellit gjatë një daljeje.