Aktorja e njohur dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri ka qenë e ftuar sot në Top Albania Radio.
Sezoni i ri në “Portokalli” ka nisur, por ne Arjolën e kemi njohur në të gjitha dimensionet pak muaj më parë.
Pas eksperincës në “Big Brother” a ka pasur ndonjë gjë të re sa i përket lidhjeve apo dashurisë?
“Ndoshta nuk jam unë ajo që dua. Kjo është e vërteta sepse femrat e vështira dhe të forta është e vështirë t’i përballosh. Unë i përkas edhe shenjës së Virgjëreshës këhtu që…”
Pas një analize të gjatë se kush do të ishte partneri perfekt vjen në përfundimin që duhet të jetë një burrë i fortë dhe dominant. Dashuria dhe sistemi i lidhjeve janë bërë fast-food dhe nuk jam e interesuar për këto gjëra. Unë jam e interesuar për një mashkull të fortë që lufton përkrah meje. Rrugëtimi bëhet bashkë.
Ajo ka vijuar më tej duke thënë se: “Më rastis që në shoqëri të më thonë se meshkujt më kanë frikë që të afrohen dhe të më flasin, po mirë bëjnë të rrinë larg.”