Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi pushimin e hetimeve për 3 gjyqtarët Skënder Daminin, Petrit Aliaj e Albert Nikolli, për pushimin e çështjes të gjyqtarëve që ndryshuan vendimin për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg për vrasjes e 4 policëve në Durrës në vitin 2009.
Sipas vendimit, nuk ka prova për të vërtetuar korrupsionim në dhënien e vendimit për heqjen e burgimit të përjetshëm.
Por hetimi pasuror për dy gjyqtarët vazhdon të mbetet, dhe kjo është kundërshtuar nga vetë gjyqtarët, të cilët kanë kërkuar pushim të hetimit të pasurisë. Këto gjyqtarë gjithashtu janë përballë procesit të vetingut.
Dajti akuzohet për vrasjen e 4 punonjësve të policisë në vitin 2009, ndërsa u deshën 10 vite që dënimi të merrte formë të prerë. Asokohe pranimi i gjykimit të shkurtuar me shumicë vote nga ana e pesëshes së Apelit të Krimeve të Rënda, u diskutua gjatë në opinionin publik.





