Që prej startit të këtij sezoni, Teuta po kalon një moment delikat në ecurinë e saj. Java-javës, durrsakët presin të lënë pas krizën dhe të ndryshojnë fatet e këtij kampionati që po zhvillojnë.Përballë tyre të shtunën vjen Egnatia, një kundërshtar që historia i ka buzëqeshur me 7 fitore në 8 ndeshje të zhvilluara. Flasin faktet, por gjithçka i ngelet fushës.Rrogozhinasit nuk janë të njëjtët. Teuta është ekipi i vetëm që këtë edicion ende nuk e ka provuar shijen e fitores, duke marrë vetëm 4 barazime e 3 humbje.

Skuadra e Bledi Shkëmbit nuk po gjen dot ekuilibrat, duke mos pasur atë agresivitet që kemi parë edicionin e shkuar, e duke zhgënjyer. Ndryshimet e shumta duket se duan ende kohë, teksa ekipi ka marrë një tjetër fytyrë nga edicioni i kaluar.

Në 10 vitet e fundit, asnjëherë nuk e kishim parë Teutën, që të ishte në pozita të tilla, ku po afron fundi i fazës së parë, edhe pse deri në fund ka shumë javë dhe vështirë se do të “lundrojë” dhe për shumë gjatë në të tilla ujëra. Teuta e plotë ndaj Egnatias, në kërkim të fitores së munguar. Teuta dhe vetëm dy ditë nga ndeshjakundër Egnatias. Vijojnë përgatitjet intensive nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi në pritje të seancës finale të ditës së nesërme. Duhet të jetë dita e Teutës për t’u rikthyer edhe njëherë te rezultatet pozitive. Kundër rrogozhinasve, tekniku Bledi Shkëmbi dhe stafi teknik kanë zhvilluar dje një seancë tekniko-taktike. Me një seancë të zhvilluar pasdite ka vijuar edhe java anti-Egnatia.

Vështirësia është e madhe, e sidomos kur dihet që përballë kanë një kundërshtar qëgaron për një vend në mes të mirëve. Megjithatë, të besuarit e Shkëmbit besojnë se do t’ia dalin. Skuadra po punon intensivisht. Në takimin e së shtunësekipi do të jetë i plotë, duke dhënë mundësinë Shkëmbit tëpërzgjedhë formacionin më tëmirë. Drejtuesit nuk mund tëtolerojnë një tjetër hap fals,kështu që tri pikët janë objektivi i vetëm.

Tekniku është munduar që të mobilizojë grupin dhe hapur ka kërkuar reflektim përndeshjet e radhës. Misioni mbetet i qartë, pikët. Dhe kur kampionati ka hyrë në një fazë delikate, tashmë gabimet janë thuajse të ndaluara.

Ndaj Egnatias ku duhet të kthehet me patjetër te fitorja. Gjatë gjithë kohës u është përsëritur se për Teutën e rëndësishme është të mbledhim pikët për të qenë sipër në renditje dhe më pas të mendojmë për gjëra të tjera. Trajneri Shkëmbi do të ketë në dispozicion grupin e plotë në këtë takim ku dhe Vila po vazhdon përgatitjet normalisht me pjesën tjetër të grupit në stërvitje.

Vila është drejt rikuperimit të plotë ndërkohë që stafi mund ta ketë në dispozicion ndaj Egnatias, gjithsesi gjithçka do të vendoset 24 orëpërpara takimit.