Një tjetër mjeke ka humbur betejën betejën me Covid-19.
Pas vdekjes në Itali të neurologut Drini Dobi, mësohet se sot ka ndërruar jetë pneumologia, Flutura Hashorva.
Mjekja ka ndërruar jetë në spitalin Covid-2, “Shefqet Ndroqi”, ndërsa prej 48 vitesh ka punuar si mjeke. Fillimisht shërbeu në Sanatorium, Dispanceri, dhe më pas në një klinikë private në Tiranë.
Lidhur me këtë ndarje nga jeta, kanë reaguar dhe miq e të afërm të doktoreshës, të cilën shprehen se ajo u shqua gjithnjë për profesionalizmin dhe komunikimin e saj të mirë me kolegët e pacientët.





