Në emisionin “Rudina” është folur për fobitë dhe frikërat më të mëdha që kishin disa nga të ftuarit.
Ekonomistja Denisa Kele ka treguar se ka qenë një herë në fshat dhe se i ëhstë futur në krevat një gjarpër.
Olti Curri duke dëgjuar këtë bisedë dhe i ndikuar nga fobia që ka për gjarpërinjtë ka nisur të djersisë, dhe nisi t’i fshijë ato.
Mirëpo i hutuar Olti ka ngatërruar fasoletën me lekët, duke bërë që djersët t’i fshinte me paratë që kishte në xhep.
“Unë kam që qëparë që po më kalojnë djersë të ftohta duke folur për temën dhe unë do shkoja tek kafja dhe kam disa lekë këtu në xhep dhe xhepi tjetër ka facoletën dhe unë kam një orë emision që fshihem me lekë nga sikleti, ndërkohë që facoletën e kam tek xhepi tjetër dhe po shikoja veten në televizor, thashë çfarë po bëj si në dasmë”, ka thënë Olti Curri duke qeshur.