Në kuadër të operacionit të koduar policor “Intensive” është arrestuar një 37-vjeçar A.H., i cili drejtonte makinën nën efektin e lëndëve narkotike.

Pasi është konstatuar në aksin rrugor “Thumanë – Lezhë” 37-vjeçari duke drejtuar automjetin me shpejtësi tej normave të lejuara, i është bërë shenjë ndalimi nga shërbimet e Policisë Rrugore, por nuk ka ndaluar dhe është larguar me shpejtësi.

Më pas është organizuar puna policore për kapjen e tij, dhe është bërë i mundur ndalimi i tij në Lezhë dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit. Pas testimit me aparatin drogë-testues AquilaScan, 37-vjeçari ka rezultuar se e drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet procedurale iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme.