Një 18-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me thikë në Zvicër rreth orës 20:00 të së dielës që lamë pas.
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur pas një sherri mes dy të rinjsh në Sirnach.
Pas konfliktit, fillimisht verbal e më pas edhe fizik me mjete të ftohta, 18-vjeçari shqiptar është nisur drejt spitalit, por ka ndërruar jetë.
Mediet lokale kanë raportuar edhe dëshmitë e para të dëshmitarëve okularë.
“Ndodhi pikërisht këtu. Ai ishte plagosur rëndë dhe po bërtiste për ndihmë. Njerëzit rreth tij thanë se autori ishte larguar dhe se policia po vinte,”- ka treguar një banor.
“Dëgjuam disa herë britma dhe pyetëm veten se çfarë po ndodhte atje. Kur disa makina policie u shfaqën, ne e dinim se kishte ndodhur diçka e keqe. Dritat e urgjencës ishin të ndezura,”- vijon një grua.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo autorit, por një burrë i zonës tha se 18-vjeçari ishte fëmijë i vetëm.
“Ai është shqiptar dhe jeton vetëm me nënën e tij”, tha ai.
Kliko KËTU për të parë pamjet e publikuara nga vendgjarja





