Dua Lipa u shfaq në shoqërinë e Mbretëreshës Camilla gjatë ceremonisë së çmimeve “Booker” mbrëmjen e së hënës.

Ikona e muzikës, e cila mbajti një fjalim në këtë event, shkëmbeu një bisedë të përzemërt dhe plot të qeshura me anëtaren e familjes mbretërore, një admiruese librash.

Gjatë dialogut të tyre, në një video që është tashmë virale në rrjetet sociale, Dua shihet duke thënë se “nuk do të këndonte”, një shenjë kjo që Mbretëresha mund të jetë një fanse e madhe e këngëtares.

Më tej, Lipa i tha Mbretëreshës se ishte “tej mase e nderuar” si e përzgjedhura për të mbajtur fjalimin kryesor të mbrëmjes.

Camilla u shoqërua në ngjarjen e rëndësishme nga motra e saj, Annabel Elliot, ndërsa prezantoi edhe çmimin fitues.