Një i mitur është plagosur me thikë në Tiranë. Sipas policisë për këtë ngjarje është vënë në pranga K.M, 28-vjeç pasi akuzohet se ka qëlluar me thikë një 15-vjeçar.
I plagosuri ka marrë mjekimin në spital dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit fizik, 28-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.





