Rezarta Shkurta ka reaguar pas deklaratës së astrologe Merit, e cila tha se e ka kliente biznesmenen. Përmes disa postimeve, Rezarta ka shkruar se astrologen e ka takuar vetëm një herë në kafen e një televizioni ku ishin të ftuar.

Çfarë ndodhi konkretisht: Meri e ftuar të dielën në “E diell”, u përfshi në një debat me Roza Latin rreth karakteristikave të shenjave të horoskopit. Në një moment Roza u shpreh se ka qenë Rezarta Shkurta që ia ka injektuar dashurinë për astrologjinë. “E përshëndesim se e kam dhe kliente”, ia ktheu Meri.

Video bëri xhiron e rrjetit këto ditë prandaj Rezarta vendosi të reagojë.

“E mirëkuptoj që zonja ka dashur të krenohet, por ajo si astrologe duhet ta dijë mirë se ne Akrepat i luftojmë gënjeshtrat. Zonjën vetëm një herë e kam takuar në jetën time, tek kafja e një televizioni pasi ishim të ftuara në një shoë! Nëse kjo të bën të jesh kliente, atëherë kjo paska kliente të gjithë të ftuarit aty. Gënjeshtra e vogël apo e madhe është gjithmonë e shëmtuar! Duke marrë parasysh që ma keni sjellë kaq shumë herë këtë video dhe gjithashtu duke qenë gjithmonë e hapur me ju, e sqaruam dhe këtë”, shkruan Rezarta.

“Ata që më njohin prej një jete e dinë dashurinë time për astrologjinë prej 20 vitesh. Edhe ata të cilët më kanë takuar vetëm një herë e dinë se pyetja e parë që bëj është: Çfarë shenje je”, përfundon postimi i saj.