Këngëtarja Manjola Nallbani ka ndarë me ndjekësit në Instagram betejën aspak të lehtë me virusin Covid-19. Ajo njoftoi pak javë më parë se rezultoi pozitive dhe u izolua në shtëpi.

Gjatë ditëve të vështira me koronavirus, Nallbani thotë se ka përjetuar shqetësime që nuk i ka provuar kurrë më parë nga një grip i thjeshtë. Përveç shqetësimeve fizike, këngëtarja ka pasur edhe nga gjendja psikologjike, duke qenë se ishte gjatë gjithë kohës e trembur. 

“Kjo buzeqeshja ime me gjithe shpirt eshte per ju Se pari duke u nisur nga cfare kalova dua tu keshilloj sinqerisht te beni kujdes e te ruani veten. Shume e kalojne si nje grip! Per mua nuk ishte i tille! Perjetova shqetesime qe nuk i kam provuar kurre nga nje grip i thjeshte! Jo vetem per shqetesimet fizike po sidomos gjendja psikologjike sepse fakti qe eshte i pabese dhe nuk di cfare te sjell as minuti te tremb sigurisht! E vetmja gje e mire ishte qe kuptova sa shume njerez paskam pasur qe me kane treguar cdo dite shume dashuri e kujdes! E çmoj dhe me teper sepse kjo eshte nje kohe e veshtire per te gjithe! Ju falenderoj secilin nga ju nga zemra”, shkruan këngëtarja.