Moderatorja e Top Channel, Erjona Rusi ka publikuar një video në faqen e saj personale në Instagram ku njofton për programin e ri që do të drejtojë. Mes të tjerash ajo thotë se “ska asnjë rivale” pavarësisht titujve të ditëve të fundit.
“S’kam asnjë rivale sepse rivale dhe kritiken më të madhe kam veten time. Jam gjithmonë në proces për tu bërë një grua, moderatore apo nënë më e mirë”-thotë Rusi në këtë video. Ndër të tjera ajo falenderon edhe trashëgimtaren e Top Channel, Lori Hoxha që i dha mundësinë për ta sjellë në jetë programin e ri “S’e luan Topi”.
Por kujt i drejtohet gazetarja me këtë deklaratë e duke thënë që s’ka rivale? Pak ditë më parë, Lori Hoxha postoi në Instagramin e saj një story me logon e emisionit të ri që do të nisë të shtunën dhe kjo solli shumë reagime. Disa portale të fokusuara në showbiz aluduan për një ngjashmëri të titullit të emisionit që Luana Vjollca drejtonte në Top Channel, “Shiko kush Luan” me formatin e ri që drejton Erjona Rusi dhe titullohet “S’e luan Topi”.
Në fakt, e vetmja ngjashmëri mes dy titujve është fjala “luan” ndërsa për formatin e emisionit duhet të presim deri nesër për të kuptuar nëse kanë ndonjë të përbashkët. Por pyetja që shtrohet, është: A mos vallë ky mesazsh i Erjonës është një përgjigje indirekte për Luana Vjollcën?