Teuta mori një humbje ndaj Partizanit në javën e 9-ë në shtëpi, me rezultatin 1-4. Pas këtij takimi, trajneri i durrsakëve, Bledi Shkëmbi, u shpreh i zhgënjyer për këtë rezultat.

“Nuk duhet t’ia bënim aq të thjeshtë Partizanit. Gabuam shumë, sidomos te tre golat e parë. Tre gjuajtje në portë, tre gola. pavarësisht nga goli i parë, reaguam, barazuam, por bëmë të njëjtat gabime si në pjesën e parë, ashtu dhe në të dytën.

Patjetër që duhet të përmirësohemi shumë. Nuk është justifikim, por s’duhet të harrojmë që kishim tre mungesa të rëndësishme. Tre lojtarë që kanë mbajtur peshë, Qirko, Kotobelli dhe Beqja. Te portieri nuk dua të them asgjë, sepse ai është një djalë i ri, një e ardhme.

Mendoj që kemi gabuar shumë, kundër dy skuadra ve që kanë cilësi në sulm. Edhe ne ja kemi bërë të thjeshtë. Kur kundërshtari ka cilësi, nuk duhet t’ia bësh aq të lehtë.

Në futboll kështu duhet të ndodhë. Vjen shumë shpejt ndeshja tjetër dhe nga ana psikologjike duhet të jemi më mirë. duhet të ndryshojmë. Unë personalisht, por edhe skuadra, kemi besim që situata do të kthehet.

Është një ndeshje që e vuajtëm. Një ndeshje që mundohemi gjatë gjithë javës dhe gabuam aty ku punuam”, ishin fjalët e Shkëmbit