Vendi ynë në pjesën e parë të ditës parashikohet të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore do të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave. Por pasditja pritet t’i bëjë më të dukshme vranësirat në territor, ku do të shfaqen në një pjesë të mirë të vendit dhe më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.