21 tetori është një ditë e shënuar për çiftin Lulzim Gjuzi dhe Fatbardha Kadiu, pasi festojnë përvjetorin e kurorëzimit të tyre në martesë.

Këtë herë, çifti ka festuar 15-vjetorin e marrëdhënies bashkëshortore dhe për këtë arsye nuk ka munguar një postim i bashkëshortit të ish-deputetes demokrate në rrjete sociale.

Me një postim shumë të thjeshtë “15 vjet” dhe shumë foto nga dasma e tyre në Durrës, Gjuzi ka kujtuar këtë moment të rëndësishëm të jetës së tyre.

Me dhjetëra kanë qenë urimet e familjarëve, miqve e të njohurve të çiftit në rrjete sociale.

Fatbardha Kadiu dhe Lulzim Gjuzi janë bekuar me 3 fëmijë, dy vajza dhe një djalë.