Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate kanë marrë një lumë kritikash për një turne me tren drejt Skocisë dhe në Uellsit në mes të valës së dytë të koronavirusit.
Qeveritë lokale rezervuan një pritje të moderuar për çiftin me ministrin e Shëndetësisë të Uellsit, Vaughan Gething, i cili konfirmoi se do të preferonte që askush të mos bënte vizita të panevojshme.
Lëvizja mes kombeve të ndryshme në Britaninë e Madhe është bërë objekt i kufizimeve për të shmangur një shpërthim të rasteve me COVID-19 në vend, që numëron më shumë se 61 000 të vdekur nga COVID-19, numri më i lartë i vdekjeve në Europë.
Duka dhe dukesha e Kembrixhit filluan udhëtimin e tyre të hënën me “trenin mbretëror”, të rezervuar për familjen mbretërore britanike, duke filluar me një udhëtim në Skoci, ku u takuan me personelin shëndetësor në Newbridge, pranë Edinburgut.
Gjatë udhëtimit të tyre tre-ditor në të gjithë vendin, ata planifikuan të udhëtonin më shumë se 2 000 kilometra, duke u takuar me punonjësit e vijës së frontit përballë pandemisë dhe banorët.
Kryeministri skocez, Nicola Sturgeon la të kuptohet se çifti ndërmori udhëtimin pavarësisht nga kufizimet e udhëtimit midis Anglisë dhe Skocisë, të ndaluara, me disa përjashtime, përfshirë për arsye profesionale.
“Qeveria skoceze është këshilluar për qëllimin e tyre për të ardhur dhe ne jemi siguruar që kufizimet e vendosura në Skoci janë të njohura, në mënyrë që kjo të merret parasysh në vendimin dhe përgatitjet e tyre për vizitën”, theksoi Nicola Sturgeon.
Lëvizja e William, i dyti në rendin për në fron dhe bashkëshortes së tij, megjithatë, u mirëprit nga qeveria britanike.





