Kushtet e qëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë vendin tonë do të vijojnë të diktojnë motin në Shqipëri, duke sjellë orë të shumta me diell gjatë paradites në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, pas mesdite parashikohet që zonat malore të kenë kalime të pakta të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi  Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë në dominimin e kthjellimeve, por në zonat Verilindore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave. Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës përkohësisht vranësirat kalimtare të shfaqen në të gjithë vendin.