Ledina Riza është zgjedhur me 113 vota pro anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila kandidoi përballë Etien Kapos.

Ledina Riza zgjidhet anëtarja e 11-të e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në votim morën pjesë 200 prokurorë.

Në nisje të votimit, fjalën e mori Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela i cili u uroi suksese kandidatëve në garë për anëtarin e ri të KLP-së.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela: Jemi mbledhur sot për zgjedhjen e një anëtari të ri të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gjej rastin të vlerësoj atmosferën bashkëpunuese dhe konstruktive në marrëdhënien mes dy institucioneve tona. E vlerësoj këtë raport si thelbësor në organizmin e Prokurorisë dhe përmirësimi i kësaj marrëdhënie është provë e vullnetit tonë të përbashkët për ecjen para të reformës në drejtësi. Dua t’ju uroj suskese në garë kandidatëve duke theksuar rëndësinë që ka mirëfunksionimi i tyre në sistemin e drejtësisë.