Në intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, moderatorja Aida Shtino foli ndër të tjera për mbylljen e programit “Njerëz të humbur”. Ajo u përlot kur gazetari Alban Musa e pyeti për arsyen e mbylljes teksa shtoi se është një gjë që dhe vetë nuk e ka kuptuar akoma dhe sot.
“Nuk ishte zgjedhja ime. Në adresë të emisionit janë denoncuar 4 mijë raste dhe 1600 persona janë gjetur. Emisionin e mbyllën, arsyen s’e di akoma dhe sot. Herën e fundit u transmetua në RTSH. Në puntatën e fundit gjetëm dy persona dhe nesër erdhi lajmi se do ta mbyllni se nuk ka buxhet.
Thosha nuk ka mundësi sepse të jesh në një televizion shtetëror duke bërë një detyrë publike, dhe të të thonë se do të mbyllet emisioni që ishte shumë i ndjekur dhe kishte reklama. Gjithçka ishte ok dhe nuk e kam kuptuar edhe sot përse e kanë mbyllur.“, u shpreh gazetarja duke shtuar:
“Më është dukur sikur është mbyllur një portë jo për mua, por për ata që s’e kanë më atë portë ku të kërkojnë njerëzit e tyre. Publikimi i një rasti, shkuarja në çdo shtëpi të shqiptarëve ndihmonte shumë dhe organet e policisë dhe ne si staf ta gjejmë atë person gjallë ose jo.“, u shpreh Shtino.
E pyetur nëse është ndjerë e braktisur, gazetarja theksoi: “Ma mbyllën derën. Është një punë 12 vjeçare non stop nga mëngjesi në darkë dhe të paktën një mirënjohje, jo vetëm mua por të gjithë stafit, me gjithë ata korrespondentë që kishim në diasporë. Kishim të ndërtuar një kupolë.
Të mbyllësh një diçka të tillë s’e di. Kurse për mediat, më ka bërë një përshtypje, kudo që shkoja kam pasur një problem, më kanë harruar, e vetmja derë që më është hapur është Fax News.”, përfundoi gazetarja.