Shumë javë me radhë është përfolur se kush do të jetë prezantuese e “BIig Brother VIP 2”.
Këto thashetheme në mediat rozë kanë ardhur si pasojë e një lajm lidhur me moderatoren Arbana Osmani, e cila u përfol se ka pasur disa konflikte me Lori Hoxhën.
Madje, u tha se shkak është bërë Bora Zemani, pasi i ka zënë vendin Arbanës.
Por mesa duket asgjë nuk është e vërtetë.
“Big Brother Vip Albania 2” do të fillojë së shpejti dhe moderatore do të jetë sërish Arbana.
Të gjithë kanë shprehur entuziazmin e tyre për këtë sezon por ende nuk dihet se kush do të jenë banorët e rinj