Ish-mesfushori i Njukasëllit Musa Sisoko, ka përfunduar në gjykatë për shkak të mospagesës së energjisë elektrike. Mesfushori që tashmë aktivizohet në Ligue 1 me ekipin e Nantes, ka neglizhuar faturat e energjisë duke detyruar kompaninë ta dërgojë për një ballafaqim në gjykatë.
Sipas asaj që pretendohet nga kompania Yu Energy, Sisoko iu detyrohet atyre shumën e 61.700 paundëve. Ky borxh duket se vjen nga periudha e Sisoko tek Uatford teksa lojtari në atë kohë jetonte në një apartament luksoz me vlerë prej 3 milionë paund ndërsa nga klubi përfitonte plot 80.000 paund në javë.
Gjithsesi, tashmë 33-vjeçari nëpërmjet vendimit të gjykatës shumë shpejt pritet të paguajë detyrimet ndaj kompanisë së energjisë elektrike, e cila ka shprehur bindjen se Sisoko nuk do t’u shpëtojë dhe se do ta ndjekin lojtarin edhe në Francë.





