Vijon edhe sot protesta e pedagogëve të cilët kërkojnë nga qeveria plotësimin e kërkesave të tyre, ndër to rritja e pagave.
Sandër Kovaçi, kreu i sindikatës së pedagogëve, ka paralajmëruar se nëse nuk do të plotësohen kërkesat, do të kalojnë në grevë urie.
Sandër Kovaci: Duke qenë në kushtet që ska pasur reagim deri tani dhe në fazën e një bojkoti, jemi në fazën kur i kemi dërguar Presidentit si garant i kushtetutës, ridërguar kryeministrit kërkesat që ta shohin me precedencë kërkesat e Profesoratit e të krijojë urën e komunikimit, si do plotësohen këto kërkesa, gjatë kësaj jave Sindikata do të jetë në Parlament, në komisionin e Edukimit, dhe Presidenti mendoj që do ketë hapësirën për të hapur një rrugë komunikimi dhe me institucionet e tjera, apo rektorët, shpresojmë që dhe ambasadat të sensibilizohen për këtë situatë dramatike të arsimit të lartë që po degradon gjendjen e arsimit në Shqipëri.
Ndërkohë Sindikata në bashkëpunim me degët e saj në gjithë universitetet është duke diskutuar mbi hapat e radhës.
Në këto kushte ka pasur propozime që të shkohet në një hap që për mua nuk është i dëshirueshëm, që të përdorim variantin er fundit të reagimit atë të grevës së urisë apo ngujimit. Nuk do na shkonte por meqë është një nga variantet demokratike, si i tillë mund të përdoret për të ushtruar presionin e duhur që ata ta kuptojnë vërtet situatën e të reagojnë në mënyrë konstruktive.
Momenti i fundit është për tu thënë dhe rektorëve e dekanëve që s’e kanë parë të arsyeshme të bëhen me Profesoratin, të bashkohen se ata do u japin gjykimin në fund të mandatit.
Të hënën në orën 11 kemi një protestë kombëtare këtu para Universitetit Politeknik. Ata që e kanë mbështetur u bëjmë thirrje, edhe atyre që e kanë parë të arsyeshme të bëjnë mësim ta humbin një ore, të vendosim mbi ecurinë e kërkesave. Universitet pa kerkim shkencor nuk ka, kerkim shkencor pa financim nuk ka, eshte gjendje alarmi. Ne nuk e kemi vetem te pagat kerkesen.