Për herë të parë në gati shtatë vjet, Rihanna është rikthyer me muzikë të re.

Nëntë herë fituesja e çmimit “Grammy”, publikoi këngën e saj të re “Lift Me Up” në mesnatën e së premtes (28 tetor) sipas orës lokale në Amerikë, muzika e saj e parë ‘solo’ që nga albumi “Anti” që u lansua në vitin 2016.

Kënga është paraqitur në kolonën zanore të vazhdimit “Black Panther: Wakanda Forever” dhe i kushtohet aktorit të ndjerë Chadwick Boseman.

Ylli i “Black Panther” vdiq nga kanceri i zorrës së trashë në gusht 2020 në moshën 43-vjeçare.

Rihanna paralajmëroi këngën disa herë në fillim të javës dhe të enjten (27 tetor) njoftoi datën e publikimit së bashku me një portret bardh e zi.

Ajo dhe i dashuri ASAP Rocky disa ditë përpara publikimit të këngës morën pjesë në premierën e “Black Panther: Wakanda Forever” në Los Angeles.

Kjo ishte dalja e parë në tapetin e kuq për çiftin që kur ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë, në maj të këtij viti.

“Lift Me Up” erdhi për fansat e themelueses së “Fenty Beauty”, të cilët nuk kanë dëgjuar asnjë muzikë të re nga ylli që nga albumi i saj i tetë.

Sidoqoftë, ajo u shfaq në këngën e PartyNextDoor “Believe It” në 2020, dhe gjithashtu u shfaq në këngën e Nerd “Lemon” në 2017.

Këngëtarja e “Work” tha për Vogue në maj se ajo ende e konsideron Anti “albumin e saj më të mirë deri më sot” dhe nuk po kërkon të konkurrojë me të ndërsa punon për muzikë të re.

“Unë po e shikoj projektin tim të ardhshëm krejtësisht ndryshe nga mënyra se si kisha dashur ta publikoja më parë. Mendoj se kjo mënyrë më përshtatet më shumë, shumë më mirë. Është autentike, do të jetë argëtuese për mua dhe do të largojë shumë presionin”, kishte deklaruar ylli.

Edhe pse mbetet për t’u parë se çfarë tjetër ka përgatitur Rihanna, ylli tashmë ka zbuluar se do të performojë në “Super Boël Halftime Shoë” në fillim të vitit të ardhshëm

Jo shumë kohë pas njoftimit, Rihanna u pa teksa po shkonte në një studio muzikore në New York.